Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni nën tensionin e nominimit

Thursday, April 29, 2010 , Posted by BB3 at 6:30 AM


Erioni ka dalë këtë javë në nominim, pasi kishte shumë javë qëndrimi në shtëpi që nuk nominohej. Jetmiri i thotë se i duket sikur Erioni është vënë nën trysni dhe nën presion duke u tensionuar shpesh këtë javë. Edhe Erioni e pranon këtë fakt dhe thotë se është i tensionuar sepse këtë javë përveçse është në nominim është kapur me fjalë me të gjithë. Ai është vërtetë i mërzitur dhe Kika me Jetmirin e këshillojnë që të mos nervozohet nga Seldi dhe Jona, por të mundohet që të veprojë me qetësi pa pasur nevojë të acarohet vetë. Kika i thotë se ndjehet i zhgënjyer nga Erioni sepse ky i fundit javën e kaluar këshilloi Kikën për të mos u acaruar, të ruante qetësinë e tij, marrë shkak nga debatet që Kika pati pothuajse me të gjithë, ndërsa tani nuk arrin që të ruajë qetësinë me të tjerët. Erioni thotë se kur konfrontohet me ndonjërin prej banorëve e vuan edhe vetë nervozizmin. Erioni thotë se ndoshta qetësia do të bjerë në shtëpi nëse ai do të dalë këtë javë. Jetmiri i thotë se nuk ka për të dalë ai, por ka të tjerë që duhet të dalin përpara tij. Jetmiri i thotë se ai u largua nga tavolina e ngrënies sepse Erioni nëse edhe ai do të nxiste më tepër debatin erioni mund edhe të kalonte limitet e lejuara dhe të thyente rregullat. Të dy djemtë thonë në mënyrë të tërthortë se Seldi nxitet nga dikush tjetër.