Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Lidhja Erion-Bertina në pikëpyetje

Thursday, April 29, 2010 , Posted by BB3 at 6:30 AM


Ndërsa banorët diskutojnë Klodi i thotë Seldit se ai e kishte nisur që javën e kaluar debatin me Erionin duke i thënë se që kur iku Bertina, Erioni u fut në në krevatin e Oltës. Klodi sërisht del në mbrojtje të Erionit duke i thënë se kur ka shkuar te krevati i Oltës ai ka qënë prezent dhe nuk e sheh si diçka të keqe në këtë mes. Seldi i thotë se ai e kishte parë si mungesë respekti nga ana e Erionit për Bertinën. Klodi e kundërshton duke i thënë se edhe me Domin ndodhi e njëjta gjë kur mes tyre hyri Enxhi dhe Seldi shkoi të rrinte me Enxhin pa e vrarë mendjen se Domi, vajza që ai thotë se e dashuron ishte vërtet e prekur nga kjo. Seldi thotë se me të kundër Erionit nuk do të flasë më sepse po e vërteton që Klodi e ka pikë të dobët Erionin. Klodi i thotë se këtu kështu ka qënë dhe nuk ka lidhje pika e dobët. Domenika thotë se është e vërtetë ajo që thotë Seldi sepse Bertina bëhej gjithmonë xheloze për Oltën. E ndërsa ata diskutojnë për raportin e Erionit me Bertinën Erioni i dëgjon që jashtë dhe shkon aty dhe i kërkon Seldit që të sqarojë këtë pikë me të sepse ëështja e bertinën e lëndon shumë. Banorët e ftojnë të ulet me ta dhe u kërkojnë atij dhe Seldit që të flasin qetësisht, pa kaluar në debate. Kështu ai ulet dhe i thotë Seldit se ai ka ndenjur me Oltën edhe kur Bertina ka qënë në shtëpi, por duke qënë se Bertina ishte e dashura e tij dhe si e tillë rrinte më shumë kohë pranë saj. Kur ajo doli kishte më tepër kohë që të rrinte me Oltën. Ai thotë se ndër të tjera Seldi nuk e di se në ç’pikë ka qënë lidhja e tij me Bertinën kur ajo ka dalë. Këtë herë Erioni konfirmon se lidhja e tij me bertinën ka ngelur në pikëpyetje. Erioni thotë se Bertina para se të dilte i kishte thënë që nëse do të rrinte do t’a shihte si banor të ri dhe nëse do të dilte nuk e dinte si si mund të vazhdonte më tej raporti i tyre. Ai thotë se me Bertinën e ka lënë që t’i sqarojnë gjërat jashtë, ndërsa Oltën e ka pasur gjithmonë shoqe dhe nuk e ka ngacmuar asnjëherë në asnjë kuptim. Ai i thotë Seldit se nuk ka pse t’i shohë gjërat me këtë sy. Pas kësaj ata sqarohen për debatet e mëparshme.