“Mos t’i japim rëndësi Mirit”
Ndërsa grindet me Domenikën, Seldi përmend Mirin dhe disa debate që janë krijuar mes të treve. Pasi largohet Domenika, Seldi i tregon Mandit debatin e parë që ka patur me Mirin në lidhje me Domin. Mandi e dëgjon dhe bën disa gjeste duke treguar që Miri nuk i pëlqen. Seldi i thotë Mandit që të mos diskutojë fare me Mirin, por ai ia kthen se biseda do kenë, por nuk do t’i japë rëndësi atyre. Në të njëjtën kohë, edhe Mandi e këshillon Seldin që të mos hapë debate të kota me Mirin, por kur t’i vijë rasti, t’ia thojë të gjitha ato që mendon për të e të tregojë se cili është ai në të vërtetë.
Domenika vjen sërish pranë djemve dhe Mandi e shikon se ajo është e mërzitur me ta dhe i sqaron se biseda e tij nuk u nis me qëllim të keq. Domenika ia kthen se me të nuk ka asgjë, por qejfi i ka ngelur me Seldin, i cili nuk di të flasë sic duhet me të, duke nënkuptuar ironitë pavend të Seldit gjatë diskutimit. Seldi justifikohet se ata nuk mund të rrinë vetëm duke biseduar apo të puthen, por do bëjnë edhe shaka. Ai thotë gjithashtu se sa herë do të diskutojë me Domenikën, ajo kërkon të largohet, por Domi sqaron se e bën këtë që të mos e kthejë diskutimin në debat. Edhe Seldi duket i mërzitur me Domenikën dhe ndërsa vazhdojnë të grinden, ai shton se as ai nuk do të diskutojë me të sepse gjithmonë debatojnë më pas.