Raporti Domenika – Seldi
Mandi fillon të pyesë Domenikën se si ka filluar lidhja e saj me Seldin. Ai tregon se i është krijuar përshtypja se ka qënë ajo që i ka shprehur ndjenjat e para Seldit, por Domi e mhon këtë gjë dhe refuzon të tregojë pasi mendon se Mandi ka biseduar tashmë me Seldin për këtë temë. Mandi pranon se kjo ishte përshtypja e tij, ndërsa me Seldin nuk ka folur me hollësi. Ai fillon ta ngacmojë duke i imituar Domin në momentet kur i shprehete dashurinë Seldit, por Domenika e kundërshton dhe i thotë se ai nuk është versioni i saktë i historisë. Mandi e kupton se ka qënë Seldi ai që ka hedhur hapin i pari, por vazhdon të ngacmojë Domenikën dhe i thotë se nëse Seldi s’do kishte guxuar i pari, atëherë ajo do rrinte pa i shprehur ndjenjat e saja. Sipas Domenikës, nëse Seldi nuk do ishte shprehur i pari, do e kishte bërë ajo kur ta ndjente se do kishte ardhur momenti i duhur. Mandi insiston të dijë se si filluan ndjenjat e saja dhe ajo tregon se Seldi ia kishte sjellë rrotull se e pëlqente, por nuk ia kishte thënë tamam e aty filloi edhe ajo të ndjente. Domi tregon se i pëlqente mënyra si silleshin, si flisnin, si bënin shaka. Mandi mendon se Seldi ka më shumë ndjenja se ajo, të paktën i shpreh më shumë, por Domenika tregon se ajo vë re edhe veprime e mendimet e tija dhe kjo nuk do të thotë se Seldi e do më shumë se ajo, sic pretendon Mandi. Ajo tregon se edhe ata kanë patur uljet dhe ngritjet në lidhjen e tyre. Seldi ndërhyn dhe thotë se ai dashurinë e ka treguar edhe me shikimet ndaj saj, por Domi mendon se përvec shikimeve që kanë shprehur dashurinë, ai e ka parë edhe ndryshe, ndërsa Seldi e mohon këtë gjë. Ai shprhet se të gjithë banorët janë të bindur se ai e do atë, por Domi mendon se ata thonë fjalët që u ka thënë ai. Të dy fillojnë të kapen me fjalë për raportin e tyre ku Domenika tregon se Seldi nuk ka i ka dhënë gjithnjë siguri asaj për ndjenjat, duke i kujtuar periudhën kur ishte Enxhi në shtëpi. Seldi bën sikur nuk e di se cfarë ka ndodhur dhe të dy vazhdojnë të grinden.