Tatiana rrëfen historinë e saj prekëse
Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë cdo banori që të hedhin në një letër mendimet e tyre për një person të afërt, të rrëfejnë dicka nga jeta e tyre apo t’i dërgojnë një mesazh kuptimplotë dikujt. Një ndër to është edhe Tatiana e cila ka preferuar që të shkruajë dicka nga e kaluara e saj, një rrëfim të cilin nuk e ka bërë më parë. Ajo ia dedikon një njeriu të shtrenjt, ish të dashurit të saj, të cilit i ka mbajtur sekret dicka që lidhej me ata të dy, humbja e fëmijës së tyre, kur ajo ishte shtatzanë. Arbana e fton Tatianën në dhomën e rrëfimit dhe në një klip të përgatitur për të, shfaqen këto momente. Ajo i shikon e trishtuar e në faj për atë që ka ndodhur, por Arbana i jep forcë se ajo ishte një fatkeqsi, të cilën nuk mund ta ndryshoje dot. Arbana shprehet se ish të dashurit të saj, i është dhënë mundësia që të flasë sonte me Tatianën dhe kjo është një zgjedhje e tij që pritet të ndodhë. Tatiana tregon përsëri shqetësimin e saj se ai nuk ka për ta kuptuar se përse ajo nuk ia kishte rrëfyer më parë, por tashmë e ka kuptuar se ka bërë gabim. Tatiana tregon se në shtëpinë e BB, ata reflektojnë shumë mbi jetën e tyre dhe ky ka qënë një moment i tillë, duke u nisur edhe nga loja e Seldit me Domin. Ndërsa presin të ndodhë lidhja, opinionisti e përshëndet për inisiativën e saj që e mori guximin ta shprehë edhe pse pak vonë ashtu sikurse edhe për sinqeritetin e saj. lidhja me ish të dashurin e saj nuk ndodh dhe Tatiana shprehet se e kupton vendimin e tij. Ajo tregon se ai ka qënë dhe mbetet një pjesë e rëndësishme në jetën e saj dhe se e do fort. Por duke diskutuar me Arbanën, telefonata ndodh ndërmjet Tatianës dhe ish të dashurit të saj. tatiana e pyet nëse ai e dëgjoi rrëfimin, por fatkeqsisht jo. Tatiana i thotë vetëm se kur ta dëgjojë, të ketë parasysh kushtet e tyre dhe se i kërkon të falur. Ajo i thotë sërish se e do dhe i shpreh frikën se ndoshta ai nuk do t’i flasë. Ai ia kthen se gjithashtu e do fort dhe se nuk e mendon kurrë se nuk do t’i flasë ndonjëherë.