Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

“Klodi ka emocione të shtunave”

Saturday, April 3, 2010 , Posted by BB3 at 7:56 AM


Tatiana dhe Mandi kërcejnë bashkë në kuzhinë dhe Mandi i thotë se ajo paska një të mirë, që kërcen bukur. Tatiana shprehet se ai nuk ka asnjë të mirë ndërsa ajo të paktën e ka një dhe Mandi i përgjigjet se ajo e ka detyrë shtëpie të gjejë se çfarë të mire ka ai. Mandi shton se merita i takon atij për të mirën e saj, pasi ai e zbuloi.
Klodi kalon aty pranë dhe Tatiana i thotë Mandit se kur vjen e shtuna Klodi është shumë nervoz, dhe kjo pasi Olta është në nominim sot. Ajo shton se ai është shumë i ndjeshëm dhe ditën e shtunë e përjeton me emocione. Më pas ata flasin për jetën e natës ku Mandi tregon për Tiranën dhe Tatiana për qytetin e saj në Itali. Ata pohojnë njëzëri se do të oganizojnë shumë festa dhe eskursione bashkë kur të dalin nga shtëpia. Klodi kthehet përsëri në kopësht dhe ai ka larë disa rroba. Tatiana e shikon dhe i thotë se ai nuk ka pse t’i lajë rrobat, pasi nëqoftëse del, do t’i lajë jashtë. Klodi i përgjigjet se ai nuk është në nominim dhe nuk ka si të dali, dhe i shpjegon se zakonisht ai është një javë po, e tjetrën jo në nominim.
Më në fund Jetmiri zgjohet dhe shprehet:-“Më ka ardhur dita”. Kur del në kopësht ai thotë që nuk do të rrijë në diell pasi ky diell është gënjeshtar e nuk të bën mirë, por ai do të ketë kohë që të rrijë dhe më vonë në diell, duke nënkuptuar se do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi. Ndërkohë, Erioni, Seldi, dhe Mandi janë duke luajtur basketboll me koshin që ka sajuar Erioni, dhe Olta mban shënim pikët.