Zënka e debate brenda grupit
Pasi zgjohen banorët dalin jashtë pasi tashmë shiu ka pushuar dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme. Aty vjen Olta dhe Mandi e pyet se përse ajo nuk i tha as mirëmëngjes dhe as në darkë atën e mirë dhe i kërkon që të shpjegohet për këtë. Olta i thotë se në darkë kur ajo shkoi për të fjetur Mandi ishte në gjumë, por Mandi ia hedh poshtë këto shpjegime dhe i thotë se ai jo vetëm që ishtë zgjuar, por ishte ngritur disa herë të shihte Oltën e cila përgatitej të flinte. Të njëjtën gjë ai thotë se ia kishte thënë edhe Domenikës ku të dyja vajzat nuk i kishin folur fare atij. Domenika del në mbrojtje edhe të Oltës dhe thotë se ato nuk e kishin me qëllim që të mos i flisnin. Mandi u thotë se nëse ka ndonjë arsye, ato mund t’ia thonë. Në debat ndërhyn edhe Seldi dhe Klodi të cilët thonë se nuk mund ta detyrosh tjetrin që të thojë atë që ti do. Mandi i kundërshton dhe thotë se kjo është një çështje respekti dhe nuk ka të bëjë me detyrimin. Ai shprehet se duke qënë se vajzat e përshëndesnin gjithmonë dhe këtë herë nuk i thanë as natën e mirë dhe as mirëmëngjes, për të do të thotë se diçka nuk shkon. Mandi u thotë se me këto veprime ata kanë humbur pikë në sytë e tij. Mandi debaton me grupin të cilët po i kundërshtojnë akuzat e tij.
Gjatë kohës që debatojnë me Mandin, Seldi i thotë me të qeshur Domenikës përse doli jashtë pa atë dhe më pas shton “apo ta mori mendjen Klodi?”. Klodi që është i pranishëm i thotë që të bëjë kujdes me shprehjet që bën sepse vjen një moment që edhe ai nuk mund të mbajë më. Seldi ia kthen me ironi se ai nuk do ta lejojë Klodin që të shfryhet tek ai. Klodi pasi has në kudërshime të vazhdueshmë në çdo fjalë që i thotë Seldit, i kërkon këtij të fundit që emrin e tij të mos e përmend më fare në muhabetet që kanë të bëjnë me Domenikën. Ndërsa ata debatojnë pjesa tjetër e grupit rrinë në heshtje me përjashtim të Mandit i cili i del në mbrojtje Klodit. Klodi i thotë Seldit se me Domenikën mund të sillet si të dojë dhe për këtë ai nuk e ndalon dot. Seldi e ofendon Klodin duke i thënë se po flet gjëra që nuk janë dhe Klodi e paralajmëron duke i thënë të bëjë kujdes me shprehjet që përdor ndaj tij. Teksa ata diskutojnë për Domenikën si “mollë sherri”, vajza rri e heshtur dhe nuk reagon fare, duke mos mbajtur anën e askujt.