Olta dhe Erioni komentojnë ngjarjen me Bertinën
Olta dhe Erioni shtrihen pranë njeri-tjetrit në kopsht. Ata përfitojnë nga rasti dhe vazhdojnë bisedën e lënë përgjysmë të një nate më parë, pas spektaklit, ku Olta nisi t’i tregojë për debatin e saj me Bertinën. Ajo i tregon shkurtimisht ato që ndodhën duke nisur që nga akuzat e Bertinës për raportin e saj me Erionin, që gënjen para publikut se e ka vetëm shok, për raportin me Bledin, për fjalët e Erionit të cilat iu dukën montazh, ndërhyrjen e Arbanës etj. Erioni e dëgjon i habitur dhe shprehet se mendonte se Bertina do kishte ndryshuar jashtë, ndërsa Olta thotë se nuk i pëlqeu mënyra se si foli Bertina me të. Ajo i tregon se foli edhe me Adën. Erioni interesohet se cfarë kishte thënë Ada dhe Olta i tregon se vetëm i kishte thënë të vazhdonte kështu sic është. Ata i rikthehen sërish bisedës për Bertinën ku ajo e akuzonte se ishte puthur në buzë me Erionin dhe Olta mendon se Bertina është komplet gabim. Erioni ia kthen se nuk mund ta sqarojë pasi nuk është afër saj, por uron që ajo ta ketë kuptuar tani situatën mes tij dhe Oltës se cdo gjë që ajo mendonte në kokën e saj, nuk ekzistonin. Erioni vihet në mendime dhe shprehet se nuk i pëlqejnë aspak këto mendime të Bertnës. Ai vret mendjen se si mund ta interpretojnë familja e tij gjithë këtë histori dhe shton se kur të dalë, do e shohë me kujdes këtë ngjarje. Olta e përcakton Bertinën si një njeri të vështirë që me këdo që do ketë në krah, do ketë probleme të tilla. Më pas ata komentojnë edhe pjesë të tjera nga spektakli.