Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Arena e fituesit dhe kthimi i bastit

Wednesday, February 10, 2010 , Posted by BB3 at 1:57 AM


Eduardi ka folur gjate me Renaton per karakterin dhe cilesite qe duhet te kete nje fitues i mundshem i lojes aty. Renato ka thene qe fituesi do te beje nje lufte te ftohte si fillim, do te sulmoje ata qe e nominojne dhe do ndeshen koke me koke. Me pas ai shton se mund te jete si arene ku lojtari i shkon demit anes e anes e pataj i versulet perballe. Ai thote qe, qe ne fillim duhet mbajtur qendrim qe te tregosh se ke ardhur si fitimtar. Me tej flasin per nominimet dhe Renato e pyet Edin nese mendon qe fakti qe ai eshte futur me vone ne loje do te kete me shume mundesi per te qene i eleminuar, dhe Edi i ka thene qe ne fillim ai ka menduar se ashtu do te ndodhe por me pas ka ndyshuar mendim pasi per ate qe nominon duhet te japesh nje arsye te forte. Renato e ka pyetur nese ka qene i sigurt per personat qe ka nominuar te shtunen dhe Edi i eshte pergjigjur qe nuk ka qene dhe shume i sigurt por duhet te thoshte dy emra patjeter.
Me pas atyre iu jane bashkuar dhe Jemiri, Kika dhe Erioni dhe ata kane folur per pastertine. Jetmiri ka thene qe te gjithe femrat qe e shikojne Kiken nga jashte duhet ta pelqejne per pastertine qe ai ka. Me pas ata kane folur per vajzat e shtepise dhe nuk i kane cilesuar si shume te rregullta. Kika i ka treguar qe kur ai dhe Jetmiri benin punet e shtepise, vajzat rrinin shtrire me maska ne fytyre.
Me pas Graciela dhe Pamela kane qene ne dhome duke rregulluar rrobat e tyre dhe ato kane ngacmuar Erionin me fjale dhe me pas e kane gudulisur. Ne ndihme i ka ardhur dhe Olta. Me pas Graciela ka kercyer me Edin dhe ata te gjithe kane bere shaka te ndryshme. Se fundmi ka qene rredha e Pamit per te perfituar nje sherbim nga Jetmiri dhe ajo i ka kerkuar ti pastroje fytyren, t’i beje heqjen e make-up it. Erionin e ka ngacmuar Jetmirin per ta vene ne siklet duke i thene qe se dinte qe Jetmiri kishte dijeni dhe ne pastrimin e fytyres dhe ai i eshte ankuar Pamit qe ta shikoje se deri ne c’pike e ka cuar.