Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Femijeria nga njera ane, ndjenjat nga ana tjeter

Wednesday, February 10, 2010 , Posted by BB3 at 1:56 AM


Domenika i tregon Seldit dhe Oltes per femijerine e saj dhe i tregon per nje here qe e kishte qelluar Vali. Domi ishte e vogel dhe kishte vajtur per te qendruar tek shtepia e nje shoqes per te luajtur. Por ajo kishte harruar t’a lajmeronte mamane dhe kur ishte kthyer ne shtepi e kishte gjetur Valin shume te shqetesuar. Ajo i kishte folur rende dhe mamase se vajzes tjeter dhe Domin e kishte denuar per nje jave qe te mos dilte. Ajo tregon me tej qe ka qene femije i qete madje kur eshte bere njehere pis, Vale e ka puthur e i ka thene me ne fund ishte bere dhe ajo njehere pis. Me pas ka qene Seldi ai qe ka treguar per femijerine e tij duke thene qe ka qene femije shume i hedhur. Me teper rrinte tek shtepite e shokeve se sa ne te tijen. Ai i ka treguar qe ka pasur manine per te grumbulluar para dhe per t’ja arritur kesaj, ai shiste gjera te vogla, c’te mundej. Ndersa mamaja e qortonte kur e merrte vesh.
Ne nje kend te kuzhines Pami dhe Jetmiri kane luajtur tris. Jetmiri i ka thene qe ajo i duket inteligjente por ajo i ka thene qe nuk ka nevoje per vleresimet e tij. Me pas ai i ka thene qe ate loje Pami e ka te humbur por ajo e mohonte. Ai i ka thene nese ajo humb, do ti beje atij 30 minuta masazh. Dhe keshtu ka ndodhur. Ata kane vajtur ne dhome dhe Pami i ka bere masazh Jetmirit. Ata jane ngacmuar me fjale duke i thene njeri-tjetrit qe kane ndjenja dhe Pami i ka thene Mirit te mos i rrije indiferent por ai i ka thene qe te mos flase por te vazhdoje masazhin. Me pas ajo i ka thene qe te marre doren e saj dhe ta vere tek zemra qe ta ndjeje afer. Ai i ka thene qe per te eshte nder qe te masazhohet nga diva e shtepise dhe ajo i ka thene qe dhe ajo do te masazhohet nga lumadhi i shtepise. Ai i ka thene qe qe kur ka filluar ta dashuroje, ka filluar dhe te leshoje pe. Me pas ai eshte ankuar qe ajo nuk e ka puthur asnjeher por ajo i ka thene qe eshte per faktin qe ajo i ka shume te lyera buzet dhe nuk ka dashur ta beje pis. Ai i ka thene qe kjo gje nuk eshte problem per te. Ata kane vazhduar te bisedojne me keto tone me njeri-tjetrin.