Big Brother-shtëpia e çudirave
Erioni ka ndenjur për një kohë të gjatë duke bërë gjimnastikë në kopësht dhe djemtë kanë shkuar herë pas herë për ta ngacmuar. Ai thotë që i ishte ndryshkur trupi dhe nuk po ndihej mirë pasi i është bërë shumë kohë pa u stërvitur. Banorët e shtëpisë së re kanë kërcyer gjatë në dhomë të gjithë së bashku duke u argëtuar dhe me lëvizjet e njëri-tjetrit. Valoni ka marrë në krah Bertinën dhe e ka rrotulluar disa herë, ajo është trembur por më pas ka qeshur me këtë situatë.
Enxhi ka pak që është zgjuar dhe rrotullohet nëpër shtëpi për të bërë ndonjë gjë interesante. Ajo përqafohet me Klodin dhe komunikojnë bashkë. Më pas Enxhi shkon në kuzhinë dhe i thotë Gracielës që Big Brotheri është shtëpia e çudirave, sepse ajo po ndjen pranë dikë që nuk e mendonte se do të ndodhte kështu (e ka fjalën për Klodin) por ndoshta vjen si rezultat i ftohtësisë nga të tjerët. Më pas ajo del në kopësht dhe aty shikon Bledin duke pastruar dhe i thotë “ashtu të pafsha”. Ai i thotë që nuk e ka problem, ajo ia kthen që rëndësi ka që të ndihet mirë.