Loja e Enxhit dhe Klodit
Enxhi ka vendosur që këtë paradite të bëjë një lojë me Klodin, sikur e ngacmon atë sepse ka rënë në dashuri me të. Ajo nuk lë rast pa i shprehur ndjenjat që i kanë lindur për të, madje shpesh herë edhe duke bërë xheste për ta joshur atë. Fillimisht Klodi ia mban lojën.sikur i pëlqen kjo gjë, deri në një moment kur hiqet se ajo po fillon ta teprojë e ndaj nuk i vjen mirë. Të gjithë të tjerët që janë prezentë qeshin me veprimet dhe fjalët që shkëmben “cifti” i ri. Enxhi i kërkon Klodit që t’i japë një shans, që ta provojnë lidhjen sëbashku dhe nëse nuk u ecën, le të ndahen pa problem. Klodi fillon tashmë të ndjehet pak në siklet nga xhestet dhe fjalët e Enxhit por përpiqet që të mos e japë veten. Enxhi shprehet se i ndodhi shumë e papritur kjo gjë dhe këto ndjenja nuk i priste ndaj tij. Ai vazhdon t’i mbajë lojën asaj dhe kur ajo i thotë se do bëjë gjithcka për të, ai i kërkon se në rast se ai del këtë të shtunë apo kurdo që të jetë, ajo të dalë pas tij dhe Enxhi ia kthen se nuk do rrinte asnjë cast më shumë pa të. Të tjerët duartrokasin nga kjo deklaratë e saj. Klodi ngrihet dhe shkon të marrë kafen që i ka përgatitur ajo dhe i jep një të puthur afër buzës. Enxhi bën si e lumturuar nga kjo puthje, ndërsa të tjerët vazhdojnë të ngacmojnë Klodin për këtë rast që e ka në dorë dhe që e refuzon ku Edi i thotë që të ndërrojnë vebndet bashkë, ndërsa ai ia kthen “mba Rezin fort”. Enxhi luan edhe rolin e xhelozes me vajzat e tjera dhe nuk lejon që ato t’i afrohen të “dashurit” të saj, ndërsa Klodi mbron me forcë para të tjerëve se ndjenja është e njëanshme.