Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bledi dhe Bertina për keqkuptimet

Saturday, February 27, 2010 , Posted by BB3 at 11:57 AM


Bledi ndihmon Bertinën që të rregullojë flokët. Ndërsa bisedojnë në përgjithësi, mes tyre hapet sërish tema për lidhjen e saj me Erioni dhe Bledi vazhdon t’i japë këshilla. Gjatë bisedës, bertina shprehet se e vlerëson Erioni dhe i tregon disa raste kur ai i ka qëndruar shumë pranë, pa ia kërkuar ajo. Sipas saj, në këto raste duket njeriu. Edhe Bledi mendon se Erioni është djalë i mirë, por Bertina mendon se ai me erionin kanë disa keqkuptime. Edhe për raportin e saj me Bledin ajo mendon se janë disa gjëra që nuk janë sqaruar. Ajo i merr një shembull dhe shprehet se të paktën kështu i duket, sikur ai ia merr për ters disa gjëra. Bledi shprehet se i pëlqen të sqarohet me njerëzit dhe kur shkon të bisedojë me ta, tregon se ata njerëz i interesojnë. Nëse nuk i intereson ndonjë, nuk shkon t’i flasë. Bertina i thotë se i pëlqejnë njerëzit e drejtpërdrejtë. Mes dy banorëve fillon biseda për raportet që krijohen me të tjerët dhe mënyrën se si komunikojnë. Të dy mendojnë se të folurit pas krahëve nuk është gjë e mirë