Bledi dhe Enxhi “punëtorët e shtëpisë”
Bledi është në dhomë me Oltën dhe ai i thotë që i pëlqejnë shumë bizhuteritë e saj. Ajo i thotë që ajo i mban tepër dhe ka më shumë rëndësi për të është që gjërat që ka mos t’i ketë njeri tjetër dhe nuk e vret mendjen për të tjera gëra. Aty vjen Enxhi dhe Bledi i thotë që ajo është shumë në formë dhe ajo shprehet që po pret ndonjë që ta ftojnë për kafe. Ai i thotë që do ta kishte ftuar ai po nuk mundet se ka pak punë për momentin. Enxhi i thotë që ai e ka princeshën aty duke iu referuar Oltës dhe ajo nuk do që t’ja prishë rehatinë.
Por Enxhi nuk është mjaftuar me kaq dhe i ka thënë më pas Bledit qe të ngrihet se do të bëjë punët me të. Ai i thotë që do ti bëjë ai të gjitha punët mjafton që ajo t’i rri afër.
Ata fillojnë të bëjnë punët sëbashku dhe njëherë pastron ai e njëherë ajo. Enxhi i thotë që ajo nuk i lë djemtë të lodhen dhe lum ai që do ta marrë.
Ndërkohë që Ada dhe Domi po pregatin drekën. Erioni thotë që Bertina do të pastrojë dhomën me fshesë me korent por në të vërtetë e pastron vetë, ndërsa djemtë e tjerë do sistemojnë dhomën. Të gjithë i janë futur punëve.