Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Enxhi debaton me Bertinën dhe Erionin

Wednesday, February 24, 2010 , Posted by BB3 at 9:41 AM


Kika ka dashur të dijë më shumë për Enxhin dhe ai e ka pyetur se çfarë e bën atë të ndihet e veçantë, a ka patur ndonjë sakrificë. Ajo i thotë që jeta nuk e ka vënë para sfidave të mëdha por ato vështirësi që ka patur i ka zgjidhur vetë. Ajo i tregon që nuk është futur në shtëpinë e Big Brother për të treguar që është e bukur, e ndershme apo e zgjuar por për të treguar që sa është e çmendur, deri ku arrin adrenalina e saj dhe se ajo bën çfarë t’i pëlqejë. Asaj nuk i intereson fare opinioni i njerëzve.
Ndërkohë që Bertina dhe Erioni janë në dhomë dhe flasin për gjuhët e huaja. Bertina thotë që ajo e do inteligjent mashkullin që ka në krah por ai i thotë që nuk ka ngelur inteligjenca tek gjuhë e huaja. Ai ndërron temë bisede sume i thënë që të vijë të ulet njëherë në tavolinë në kohën e duhur se gjithmonë vjen kur kanë mbaruar të gjithë dhe nuk gjen asgjë. Më pas të gjithë ulen në tavolinë për të ngrënë drekë.
Ata në një farë mënyrë akuzojnë Oltën që ka hedhur kafenë në tualet por Olta i thotë që nuk di asgjë dhe nuk ka ndërmend ta pastrojë. Erioni i thotë që ai e di që e ka bërë Enxhi por ajo e mohon dhe i thotë që e hedh prap po të dojë dhe më në fund e pranon se e ka bërë ajo sepse kishte dëshirë dhe qëllimi i saj u përmbush sepse ajo donte që të krijonte debat. Klodi i thotë i lumtë që e bëri. Ai ka debatuar me Erionin dhe kanë arritur të përdorin tona të larta.
Më pas Enxhi i është kthyer Bertinës dhe i ka thënë që nuk merret me të sepse nuk e shikon si konkurente dhe Bertina është shumë më poshtë se ajo. Bertina i thotë që ajo s’ka logjikë dh Enxhi ia pret që ka shumë gjëra të tjera. Enxhi i thotë që Bertina po të mos ishte lidhur me Erionin do të kishtë dalë me kohë por shton që i pëlqen kjo strategji e saj. Bertina i thotë që në të vërtetë është Enxhi ajo që ka ardhur me strategji madje ka ardhur vetëm për të. Enxhi i thotë që ajo ka ardhur që t’i bëjë meshkujt të ndihen mirë dhe femrat nuk i shikon aspak si rivale. Më pas Enxhi largohet dhe Ada me Rezin shprehin mbështetjen e tyre për Bertinën duke thënë që Enxhi do vetëm të duket.