Cifti e ka harxhuar ujin?!
Eduardri perpara se te lahej shkon te nderroje baterite e mikrofonave. Gjate kesaj kohe ne banje per te bere dush hyn Kika. Edi merzitet nga kjo dhe shkon te beje kafe. Pasi mbaron se lari Kika del nga dushi. Ne banje eshte Renato dhe me pas shkon edhe Eduardi. Pasi del Kika, Edi i thote:-“Si ma bere ashtu sot? Une u pergatita se do beja banje ti shkove u fute”. Ndersa Kika i cili kishte kujtuar se Edi ishte lare para tij, i thote se uji i dushit nuk ishte i ngrohte dhe ai ishte lare me uje te ftohte. Kjo gje e cudit Edin i cili thote se si kishte mundesi qe dushi te mos kishte uje te ngrohte. Teksa diskutojne Edi fillon te bejne shenja se ujin mund ta kene harxhuar “cifti”, Seldi me Domeniken naten pasi ata ishin te vetmit qe ndenjen zgjuar. Duke qeshur dhe bere shaka te tre djemte dalin nga banja. Renato shkon te vishet ndersa Edi shkon te shohe kafen teksa eshte duke zier. E ndersa pret me padurim qe kafja te behet ai kendon dhe fishkellen sipas muzikes qe eshte ne sfond. Ndersa ne dhomen e gjumit disa nga banoret jane zgjuar, por rrine shtrire, disa te tjere jane ne gjume akoma.