Habiten nga punet e bera
Nje e nga nje te gjithe banoret po zgjohen. Teksa pershendesin njeri-tjetrin dhe pasi vishen shkojne ne dhomen e ndenjes dhe te gjithe banoret ngelen te habitur me pastertine e shtepise. Ndersa pine kafe ata komentojne kete fakt. Ne bisedat e tyre permenden edhe te tjera gjera. Keshtu Renato i thote Hakiut qe kur te vendosin qe te rrine ne darke deri vone zgjuar, gjate kesaj kohe te mos rrine kot, por te diskutojne ose te hapin nje debat per nje ceshtje te caktuar. Me pas ata dalin ne ballkon dhe diskutojne per shiun dhe pellumbat. Ndersa Erjoni i con kafene te krevati Bertines. Ai e therret “o miza cohu” dhe me pas e le kafen aty dhe largohet. Keshtu edhe Bertina cohet dhe vazhdon te pije kafe e shtrire. Pas saj cohet edhe Graciela e cila gjithashtu cuditet teksa sheh punet e bera ne kuzhine. Djemte ulen ne tavolinen e ngrenies dhe bisedojne duke folur edhe per punet e shtepise dhe pastertine.