Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Domi nuk e pëlqen Bertinën dhe Bledi tregon për veten

Friday, February 26, 2010 , Posted by BB3 at 2:19 PM


Në oborr disa nga banorët kanë folur për Bertinën dhe Domi ka thënë që ajo hiqet sikur çfarë është, ndërsa Seldi thotë që ajo ha shumë dhe një ditë i ka thënë Erionit që të merrte ushqim që ta hanin më vonë. Erioni nuk e ka marrë dhe Domi thotë që fshehja e ushqimit është e patolerueshme. Domi thotë që Bertina e ka pyetur pse nuk i flet dhe ajo i ka thënë ngaqë ka shumë ironi. Seldi i thotë që atij nuk i ngjit fare as Erioni dhe as Bertina. Domi thotë që dhe për të është e njëjta gjë.
Më pas ata ikin në dhomë dhe Bledi u tregon për pjesëmarrjen në BB. Ai i thotë që ua ka mbajtur të fshehtë prindërve hyrjen në BB dhe ata duhet ta kenë parë që nga televizori që ka ardhur. Ai shprehet që ka bërë më mirë që nuk e ka takuar të ëmën pasi do ta kishte patur më të vështirë dhe mendon që të shkruajë në një bluzë një frazë dedikuar mamasë së tij. Seldi e pyet çfarë do të shkruajë dhe të gjithë marrin pjesë në bidën e hapur për nënat. Ada thotë që mamaja ka qënë dashuria e parë e saj, dhe të tjerët e mbeshtesin duke thënë që për të gjithë ka ndodhur ashtu.
Më pas Bledi u tregon për vështirësitë e tij në jetë pranë familjes dhe vetëm.