Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Rezi i kërkon falje Edit

Friday, February 26, 2010 , Posted by BB3 at 2:21 PM


Edi ka folur me Bertinën për lidhjen e Rezit me Jetmirin. Ai i ka thënë që i është dukur e tepruar dhe ata kishin biseduar dhe më parë për këtë gjë por ajo nuk kishte lënë të kuptohej ai veprim që kishte në mendje. Bertina i ka thënë që ata duhet t’i kishin dhënë mundësi njëri-tjetrit por Edi i thotë që nuk kishte asnjë mundësi për ata të dy. Edi tregon që i ka thënë Jetmirit që ai po e lë atë kështuqë mund të vazhdojë. Por Edit nuk i ka ardhur mirë që ata kanë filluar të puthen e të përqafohen përpara syve të tij duke e ditur që ai mund të lëndohej. Por ajo i thotë që kjo gjë ka kaluar dhe duhet të vërë mend për herë tjetër. Eid i tregon që kur kanë parë incidentin e mbrëmshëm të gjithëve u ka ardhur keq, po për Edin pse nuk i ka ardhur askujt keq? Ajo i thotë që Rezi nuk kishte ndonjë ndjenjë karshi tij kështuqë nuk mund ta merrte seriozisht. Ai i thotë që ai është ndjerë keq dhe më pas nuk i ka folur. Bertina i thotë që nëqoftëse ajo ia jep mundësinë për të folur, mos ta keqtrajtojë por t’i flasë. Ai i thotë që ajo është tallur me ndjenjat e tij por Bertina i ka thënë që të gjithë gabojnë. Bertina ka thënë që Rezi është shprehur që nuk tallet me ndjenjat e të tjerëve por ai i thotë që ka vepruar ndryshe. Edi shprehet që për të tani është një histori e mbyllur dhe nuk ka më rëndësi.
Më pas ata flasin pak për nominimet dhe Bertina thotë që e ndjen që nesër ka për të qënë e nominuar. Ajo e ka ditur që jetesa në dy shtëpi të ndryshme kishte për të krijuar distanca dhe do të ishte sakrificë e madhe.
Më vonë Rezi i është afruar Edit dhe i ka thënë që do te flasë pak me të për të sqaruar disa gjëra. Ajo i ka thënë që do të donte të kishte shoqëri me të dhe të flisnin pa tone zemërimi. Ajo i thotë që nuk ka dashur ta lëndojë Edin dhe ai i thotë që ajo duhet t’i kishte thënë që fshihte një eufori të paparë. Ajo i ka thënë që asaj i është krijuar respekti për Jetmirin në momentin që ai i ka thënë që nuk do të futet mes saj dhe Edit. Rezi i thotë që ajo e ka pëlqyer që në fillim Mirin dhe për hatër të Edit ka ndenjur një javë pa komunikuar me të. Ajo i thotë që Miri e konsideron shok shumë të mirë Edin, po ashtu dhe ajo. Ai i ka thënë që ka dëgjuar që Jetmiri e ka për aventurë Rezin por ajo i thotë që ai i ka pohuar që e pëlqen dhe nuk ndihet fajtore se është lidhur me të pasi po të mos e kishte bërë do të ishte penduar.Megjithatë është shprehur që ajo di të kërkojë dhe falje dhe e ka bërë. Edi i ka thënë që ai do t’i shohë gjërat më ndryshe por nuk i premton që do të ndyshojë njëqind përqind Si përfundim ai e falenderon që ka ardhur të flasë me të dhe i ka uruar që gjërat të shkojnë mirë mes tyre.