Edi i tregon Rezit për dashurinë e tij të humbur
Ndërkohë që Edi me Rezin sapo janë takuar në kopësht dhe ai i jep këshilla për make-up. Ai i thotë që është veshur me këmishë e jelek që ta shikojë ajo dhe i thotë që dhe asaj i shkon këmisha që ka veshur. Ajo i thotë që i vjen keq që nuk e ka shijuar diellin e mengjesit dhe e pyet Edin se çfarë ndjenjash ka për të shtunën. Ai i përgjigjet që ska asnjë ndjenjë por ai ka menduar që duhet ta vazhdojë lojën, vetëm këtë ka në mendje. Më pas ajo i thotë që do t’i vinte keq nëse do ta nominonin pasi e vetmja arsye mund të jetë që është e qetë. Ajo e ka zakon që kur ha dhe kur punon nuk flet dhe nuk mund të ndryshojë. Por kur ka patur debate ajo ka folur kështuqë nuk ka arsye pse ta nominojnë. Ajo i thotë që e ka menduar që nuk ia vlen të bëhetë me nerva për dikë që nuk e njeh dhe inatin do t’ja tregojë me vlera. Edi i thotë që ajo është vajzë me karkter.
Edi tregon Rezit historinë e fundit të dashurisë që ka patur dhe ai thotë se dashuronte vërtet dhe mendonte për gjëra serioze. Ajo ishte greke dhe e dinte që Edi ishte shqiptar por familjen e kishte shumë konservatore dhe për shqipëtarët nuk kishin mendim shumë të mirë. Për tre vjet nuk e ka ditur njeri lidhjen e tyre dhe ajo bënte shumë sakrifica për të ndenjur me të. Por ka ndodhur ajo që nuk duhej të ndodhte. Ajo e ka marrë vesh që Edi kishte falsifikuar dokumentet në vitin ’91. Më pas policia e ka futur në burg Edin dhe brenda 20 ditëve e kanë kthyer në Shqiperi. Ai i thotë që kjo ngjarje ka qënë shumë e rëndë për të dhe ka vuajur shumë. Ai thotë që dhe ajo ka vuajtur por ishte më mirë që të ndaheshin se të vazhdonin lidhjen në distancë. Dhe që atëherë Edi shprehet se nuk ka gjetur një njeri që t’i duket se vlen.