Komente mbi ndodhitë e javës
Ardhja e Arbanës në studio, shënon fillimin e spektaklit për këtë të shtunë. Arbana bën një analizë të përgjithshme të kësaj jave dhe shprehet se ka qënë plot të papritura, tension, zënka, debate, lojëra e plot emocion, sidomos për banorët e nominuar. Ajo tregon se ka patur një ndryshim në jetesën dhe lojën e banorëve, pikërisht nga ndarja në dy shtëpi. Për publikun shfaqet një klip në të cilin tregohen të përmbledhura të gjitha këto si dhe përshtatja e pesë banorëve të rinj me shtëpinë dhe banorët e tjerë. Arbana bisedon edhe me opinionistin i cili mendon gjithashtu se kjo javë ka që plot konflikte, debate dhe zënka të papritura si dhe një ndryshim raportesh mes banorëve, ndryshe nga ato që kishin qënë më parë. Ai mendon se arsyeja kryesore është ndarja në shtëpi si dhe hyrja e pesë banorëve të rinj gje që shkaktoi tek banorët e vjetër një frikë dhe tension. Ai mendon se hyrja e pesë banorëve njëherësh ishte një mundësi më e mirë që ata të integroheshin e të pranoheshin sesa të ishte vec një banor i cili menjëherë sulmohet dhe kthehet në viktimë nga banorët e tjerë. Sipas tij, pesë banorët dukeshin më të lidhur e më të fortë së bashku, ndërsa banorët e vjetër dukeshin më të rrezikuar sikur ata do u zinin vendin e do u merrnin gjithcka që kishin krijuar deri më tani.
Arbana përshëndetet edhe me banorët të cilët shprehen se kanë kaluar një javë përgjithësisht të mirë, plot emocione, debate, shaka si dhe banorët e nominuar shprehen se e kanë shijuar më së miri komoditetin e shtëpisë.
Në studio ndodhet edhe Pamela, e eleminuara e javës së kaluar të cilës i jepet mundësia për të biseduar me banorët brenda shtëpisë. Ajo pasi i përshëndet, bisedon me Domenikën ku i sqaron asaj për dyshimin që ka se nuk ka patur asnjë ndjenjë tjetër për Seldin, përvec se ndjenjës së shoqërisë. Banorët i thonë asaj se u mungon shumë.