Enxhi, e ofenduar nga banorët
Enxhi u kundërvihet të gjithëve dhe debaton me të gjithë. Pas një kohe të gjatë debatesh ajo shkon në dhomën e rrëfimit. Banorët pas largimit të saj nisin të bëjnë komentet e tyre për të. Klodi është i pari dhe thotë se asaj nuk mund t’ia dalësh me fjalë sepse flet shumë dhe me zë të lartë. Banorët e tjerë vazhdojnë të flasin pas tij duke thënë se Enxhi është e paedukatë sepse përdor shprehje banale. Rezi thotë se ajo nuk mundet që të flasë si Enxhi sepse e ka kaluar atë moshë, “unë e thash se i kam kal ku i kam pas 16 nuk muj me ba bla bla” vazhdon më tej Rezi. Erioni thotë një shprehje shumë ofenduese dhe më pas e shfajson veten duke thënë se Enxhi nuk di gjë tjetër veçse “brisku, leshi”. Rezarta thotë se edhe ajo mund të ketë nerva dhe të debatojë, por nuk po gjen se me çfarë sepse enxhi sipas tsaj di të thotë vetëm “ma hype, ta hypa, bytha ime, cica ime...”. Ndërsa Klodi thotë se për të Enxhi është shumë misterioze. Këtë gjë e thonë edhe të tjerët. Klodi i thotë Gracielës se si ka mundësi që ajo nuk u përfshi në debat dhe Graciela i thotë “më dhimet fryma me e harxhu për gjana të kota”. E teksa ata flasin Enxhi vjen përsëri në sallon dhe kërkon përsëri debat, por Jetmiri u thotë banorëve që të mos vazhdojnë më tej. Banorët çohen dhe Enxhi shkon në dhomën e gjumit duke bërë që në sy të banorëve të duket se është e prekur nga debatet. Ajo shkon në dhomën e gjumit ku dritat tashmë janë fikur dhe kërkon që të qetësohet, ndërsa në sallon banorët vazhdojnë të debatojnë për të. Jetmiri fillon të debatojë me Rezin duke i thënë se Enxhi nuk ka faj sepse banorët e kanë ofenduar duke e bërë të ndjehët keq. Rezarta e mbështetur nga Bertina dhe Erioni vashdon të mbrojë idetë e saj.