Enxhi shkaton debate me banorët
Teksa banorët bëjnë shaka në sallon Enxhi herë pas here ngacmon banorët. Ajo flet në ajër me Seldin dhe debaton me të. Ajo thotë se ardhja e saj në shtëpinë e BB ka sjellë bum në shtëpi. Seldi i thotë se ti ke sjellë mbushje jo bum dhe Enxhi ia kthen “bllylle gojën se ta plasa bombën”duke iu referuar një thashethemi që i ka thënë Seldi asaj. Erioni i thotë se ka pasur më shumë debate sesa tani që në shtëpi është Enxhi. Këtë mendim e ka edhe Rezarta dhe Enxhi nis të debatojë me të për shkak të një momenti kur Rezi kishte qeshur me Enxhin. Enxhi i thotë Rezit se asaj nuk ka ç’i duhet se çfarë bën Enxhi. Unë mund të flasë mund të them shumë gjëra po me vepra nuk i bëj. Unë nuk i jam futur asnjërit në krevat” i thotë Enxhi. Rezarta duke u munduar të shpjegohet për veprimet e saj dhe në pamundësi pasi Enxhi nuk i lë hapësirë për të folur i thotë Enxhit “kujt ia ndin se çka ban ti”. Enxhi i thotë se Rezi është xheloze pasi ajo rri pranë Jetmirindhe për lojëne saj sepse ajo del me rroba banje. Në ketë moment ndërhyn edhe Erioni dhe Jetmiri dhe Enxhi nis të debatojë edhe me ata. Pas kësaj edhe Rezarta merr zjarr dhe thotë se ajo nuk është xhelozë dhe për sa i përket lojës ajo thotë “ti lojën bane si t’dush, po me mua nuk bën lojë ti. Mu mos u mundo me më prek aty ku unë nuk dua”. Të dyja vajzat debatojnë për një kohë të gjatë. Enxhi i thotë se ajo mund të bëjë ç’të dojë dhe mund të thotë çfarë të dojë. Enxhi i thotë se ajo mun të thojë ç’të dojë vëtëm deri sa ta ndalojë dikush. Ato të dyja debatojnë dhe në men hyn Jetmiri u thonë që të pushojnë ose të dalin të debatojnë jashtë, por Enxhi nis të debatojë me të. Më pas debati shkon edhe te Graciela pasi ajo i kërkon Enxhit që të ndalojnë debatin sepse po përsërisin të njëjtat gjëra, por Enxhi u kthehet të gjithëve me të njetin ton debati.