Enxhi: “Kurrë se mendoja të isha pjesë e BB”
Banorët janë ulur te kolltukët dhe bisedojnë për gjëra në përgjithësi. Jashtë ndodhet Ada, Bledi dhe Olta. Teksa bisedojne ata lexojnë filxhanët e kafesë. Fillimishrt Ada she fixhanin e Oltës më pas është Bledari ai që ua lexon filxhanët vajzave. Gjatë gjithë kohës që ai sheh filxhanin situata është qesharake dhe vetë Bledi qesh duke u munduar herë pas here që ta frenojë, por është e pamundur.
Brenda në sallon të gjithë të tjerët shkëmbejnë shaka e batuta ndërmjet tyre. Klodi kërkon ndihmën e Gracielës dhe fillon që të luajë duke improvizuar një situatë në aeropotet e huaja dhe më pas në Shqipëri. Ai tregon duke luajtur, mënyrën e sjelljes së shqiptarëve jashtë dhe më pas në Shqipëri. Pas lojës së tij banorët flasin në përgjithësi derisa Bertina thotë “imagjinoni sa të ndryshënm jemi ne nga ata të BB2 apo BB1”. Pas saj edhe të tjerët bëjnë komentet e tyre për BB. Jetmiri pyet dhe thotë se ai nuk e ka parë BB më parë, dhe nuk e mendonte se do ishte pjesë e këtij show, por thekson se të gjith banorët e BB3 janë të ndyshëm “janë potent të gjithë dhe s’kanë të krahasuar” vashdon më tej Jetmiri. Pas tij Enxhi thotë se ajo i ka ndjekur të tre spektaklet nga jashtë, por nuk e kishte menduar se do të ishte pjesë e spektaklit. “Kurrë, kurrë në jetën time nuk e kisha menduar se do të isha pjesë e BB” thotë Enxhi dhe pyet banorët që të tregojnë diçka për momentet e aplikimit, apo të marrjes së përgjigjeve nga BB.