“Erioni po luan me Bertinën”
Banorët mendojnë që të luajnë sërish lojën e shishes. Ata mblidhen rreth e rrotull dhe fillojnë nga loja ku për secilin banorë ata kanë menuar pyetje të ndryshme. Ata i përgjigjen pyetjeve të njeri-tjetrit të cilat kanë karaktere nga më të ndryshmet si për familjet e tyre, ashtu edhe për marrëdhëniet që kanë krijuar me njeri-tjetrin brenda shtëpisë. Loja me shishe zgjat dhe banorët argëtohen me pyetje-përgjigjet.
Në dhomën e gjumit, Miri dhe Bledi diskutojnë për raportet me banorët e tjerë. Miri shprehet se nëse dikujt i intereson të flasë em të, mund të vijë t’i flasë nëse jo, as ai s’do ta marrë mundimin. Ai shprehet se kanë ardhur për të bërë qejf e jo për të marrë këshilla jete nga njeri-tjetri. Bledi mendon se aty janë për të bërë biseda e për të mbajtur qëndrimin e tyre. Miri tregon edhe për lidhjen e tij me Rezartën. Ai thotë se janë një cift pa komplekse e që e pëlqejnë njeri-tjetrin e po sillen shumë natyrshëm mes tyre. Miri pranon se ajo nuk është dashuri, por një pëlqim reciprok. Ata diskutojnë edhe për lidhjen e Erionit me Bertinën ku Bledi mendon se Bertina ka rënë në dashuri vërtetë me Erionin dhe po vuan nga sjellja e tij. Të dy djemtë mendojnë se Erioni nuk po sillet korrekt ndaj saj duke bërë “filma” me Oltën e sipas tyre ai po përdoret prej saj, gjë që sjell dëm si ndaj tij edhe ndaj Bertinës duke e bërë të vuajë. Bledi thotë se Erioni duhet të marrë guximin e t’i thotë Bertinës se nuk e do dhe shprehet se është më mirë një dhembje e shkurtër se sa një vuajtje pa fund. Ai shprehet se Bertina mendon dhe rri me të gjatë gjithë kohës e kështu është shkëputur nga të tjerët, ndërsa Miri mendon se kjo gjë do bëjë që ajo të dalë nga loja sepse edhe publiku nuk do ta njohi se cila është. “Për të dy ka kosto kjo lidhje”- përfundojnë djemtë.