Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

“Lidhja e Domenikës dhe Seldit – lojë”

Wednesday, February 24, 2010 , Posted by BB3 at 3:31 PM


Jetmiri, Ada dhe Enxhi diskutojnë për banorët e tjerë. Enxhi mendon se ndryshon mendimi për banorët nga jashtë brenda. Ajo shprehet se edhe opinioni i banorëve për njeri-tjetrin ka filluar të ndryshojë edhe nga momenti në moment në varësi të një fjalë të thënë më shumë apo më pak. Ata diskutojnë për lidhjen ndërmjet Seldit dhe Domenikës ku Ada mendon se të dy po luajnë, ndërsa Miri shprehet se ajo mund të jetë duke luajtur, por nuk e hedh posht edhe mendimin se mund të luajnë të dy. Ai shprehet se tek publiku ka më shumë sensacion një cift që rri me kokën mënjanë e më pas pajtohen dhe bën krahasimin me një telenovelë. Miri mendon se ata të dy janë të vegjël e po sillen tamam si të tillë, por Ada mendon se ajo është e rritur duke nënkuptuar nga ana e lojës që po bën. Miri shprehet se Domenika zgjodhi djalin më të cuditshëm për t’u lidhur dhe tregon se fillimisht, ajo kishte shoqëri me gjithë djemtë, sikur i hipnotizoi ata. Ai tregon historinë e “lidhjes” së Pamelës me Seldin dhe se më pas morën vesh se Seldi ishte i lidhur me Domenikën. Sipas tij, nuk do ta bënte kurrë këtë gjë që të lidhje me një njeri duke patur nënën pranë, ashtu sic bëri Domenika. Ai tregon edhe se Valentina dinte gjithcka që ndodhi dhe ndërkohë në sy të të tjerëve, mbante lojën sikur Seldi ishte me Pamelën dhe se madje u tha se të tjerët ndidheshin xhelozë për ta. Miri shprehet se këtë gjë nuk ia fali Valentinës ndaj dhe iu kundërvu aq sa edhe e teproi.