Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Javë me dinamika e ndryshime thelbësore

Saturday, February 27, 2010 , Posted by BB3 at 1:00 PM


Dinamikat e ndryshme të kësaj jave, kanë qënë në qendër të vëmendjes që në hapjen e kësaj puntate. Arbana komenton se kjo javë që kaloi ka sjellë shumë të papritura që fillojnë që me hyrjen e banores së infiltruar, Enxhit dhe lojërave të saj, ashtu edhe me historitë e dashurisë mes Erionit dhe Bertinës dhe përballjeve dhe xhelozisë ndaj Oltës, edhe lidhja mes Jetmirit dhe Rezartës, e cila nuk ka pranuar ndjenjat e Edit pikërisht se ndjente për Mirin. Edhe opinionisti, Ariani shprehet se kjo javë ka qënë shumë intensive dhe sikurse publiku, edhe banorët nuk po kuptojnë më se cfarë po ndodh. Ai flet edhe për Enxhin ku shprehet se fillimisht iu duk sikur po rrezikonte misionin e saj sepse që në fillim deklaroi se donte debate dhe do lidhej më shumë me djemtë, por më pas në sajë të punës së saj, në shtëpi ka ndryshuar rrjedha e bisedave dhe ndodhive. Ai mendon se Enxhi i ka dhënë shumë kësaj jave e cila ka qënë plot emocion, ngjarje, intriga, lojëra etj. Të cilat kanë nxjerrë në dukje lojën e gjithë banorëve. Arbana përshëndet banorët dhe pyet banorët e nominuar se si e kanë kaluar këtë javë. Ata përgjigjen se ka qënë plot emocion, por në përgjithësi ia kanë kaluar mirë. Arbana pyet disa nga banorët se cilët do donin që të largohej këtë natë dhe Rezarta dhe Bledi thonë për Hakiun, Olta për Gracielë, ndërsa Bertina për Klodin. Arbana u komunikon banorëve për misionin që kishin Miri dhe Erioni gjatë ditëve që ishin të ndëshkuar: ata duhet të zbulonin nga një sekret për tre banorë. Për publikun dhe banorët shfaqet një klip në të cilin tregohet misioni i kryer me sukses i dy djemve. Ata kanë zbuluar sekretin e Valonit i cili u ka rrëfyer se sa herë përmendet emri i nënës së vet preket e i mbushen sytë me lotë, sekretin e Enxhit e cila u ka rrëfyer për tradhëtinë e të dashurit të saj dhe sekretin e Rezartës e cila u ka rrëfyer se ka patur një lidhje të fshehtë me një të huaj, pasi në Kosovë këto lidhje paragjykohen. Arbana i pyet banorët të cilët u janë zbuluar sekretet se si ndjehen dhe ata përgjgjen se nuk e kanë problem.
Në studio ndodhet edhe Renato i cili pasi përshëndet banorët, i thotë Edit se e vlerëson edhe pse nga ai nuk e priste nominimin, sërish e kupton dhe i jep zemër që sa herë të jetë në nominim, ta marrë me krenari e jo frikë. Ai flet dhe me Hakiun ku i thotë se do e ruajë miqësinë e tij edhe jashtë.