Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Graciela e eleminuara e kësaj jave

Saturday, February 27, 2010 , Posted by BB3 at 2:17 PM


Arbana u komunikon banorëve të nominuar që të qëndrojnë pranë njeri-tjetrit pasi ka ardhur momenti që një prej tyre të lërë shtëpinë e Big Brother. për ta shfaqet një klip me momentet gjatë kësaj jave dhe komentet për njeri-tjetrin. Më pas, Arbana komunikon dy emrat e parë që i shpëtojnë këtij eleminimi dhe janë Hakiu dhe Erioni. Klodi dhe Graciela shkojnë në dhomën e rrezikut ku emocionet shtohen së shumti. Përpara se Arbana të komunikojë vendimin, të dy banorët shprehen janë të lumtur që kanë qënë pjesë e kësaj aventure, një eksperiencë plot emocion ku janë njohur me persona e karaktere të tjera. Ata kapen përdore, ndërsa Arbana thotë se e eleminuara e radhës është Graciela. Ajo ndahet me një përqafim nga Klodi i cili mirëpritet nga banorët e tjerë, por gjithashtu ata shprehen se u vjen keq për Gracielën. Arbana i jep zemër Gracielës e cila duket shumë e mërzitur nga kjo zgjedhje e publikut. Opinionisti e komenton këtë dalje si një lodhje të publikut nga ai rrezatim dhe energji pozitive e Gracielës. “Nuk mund të qeshësh në cdo situatë”- shprehet ai duke thënë se dhe serioziteti është i rëndësishëm në një bashkëjetesë.