Jetmiri, Bertina dhe planet e tyre
Bertina ka qëndruar për një kohë të gjatë me Jetmirin duke biseduar. Ata janë shtritë në një krevat dhe kanë folur për tema të ndyshme. Bertina i ka thënë që asaj po i dhëmbin këmbët dhe ai i ka thënë që e ka nga karateja që kanë bërë bashkë. Jetmiri i thotë që ai lloj sporti i bën mirë për shumë gjëra, dhe me pak vullnet mund t’ja arrijë ta mësojë. Ai i thotë që ajo është shumë e dobët por ajo e mohon dhe i thotë që është më e shëndoshë se Domi. Ai e pyet përse nuk e ka hedhur parfumin e saj dhe ajo i thotë qw është lyer me krem. Bertina i thotë që si është e mundur që ai do të jetë i pari kudo dhe dhe ai i përgjigjet që është më tip. Më pas ajo i thotë është lab i keq, por ai ia kthen që të gjithë sillen e sillen e prap te labët përplasen. Ai i kërkon që ajo ti bëjë masazh dhe ajo i thotë që po i ngre nervat dhe se ajo ka qënë ë para që e ka masazhuar. Jetmiri e pyet nësë është në shtëpi me qera dhe ai i tregon që është me dy fierake madje. Ajo i tregon për punën e saj dhe për mënyrwn se si e kalon një ditë të zakonshme kur është jashte. Ata flasin që është e vështirë që të jetosh dhe të mbash veten me të ardhura jo të mëdha sidomos në Tiranë.
Ne dhomë tashmë vinë dhe vajzat e tjera dhe Jetmiri pyet Pamin sa vjece ka qënë kur ka dashuruar për herë të parë dhe kur e ka pasur lidhjen e parë. Ajo nuk i jep hollësi dhe i thotë që nuk ka dëshirë të flase për jetën e saj private.
Ai vazhdon bisedën me Gracielën dhe i thotë që koha e keqe ndikon në gjëndjen e tij shpirtërore ndërsa Graci thotë që nuk e ka problem.
Ai i tregon për planet e tij afatgjata dhe i thote që deri në moshën 27 vjecare do vetëm ta shijojë jetën, ndërsa më vonë do të fillojë të mendojë për të ngritur themelet e jetës për më vonë.