Festa e të dashuruarve dhe surprizat
Seldi dhe Domenika merren me gatimin e drekës, ndërsa në dhomën e gjumit banorët bisedojnë dhe disa përpiqen të flenë. Jetmiri, Betrina dhe Erjoni bisedojne për festën e “Shën-Valentinit”. Duke qeshur Erjoni tregon se sa herë që vinte festa, lidhjet që ai ka pasur përfundonin dhe kështu nuk i është dashur që të bëjë dhurata. Jetmiri tregon se si i ka bërë surprizë më qirinj aromatik njërës prej të dashurave të tij. E teksa bisedojne për dhuratat ata flasin edhe për këtë “Shën-Valentin” që do ta kalojnë në shtëpinë e BB dhe për surprizat e që mund të bëjë “Vëllai i Madh”. Jetmiri pyet Erjonin nëse pret që për feste të vijë e dashura e tij dhe Erjoni thotë “jo, nuk e besoj, nuk pres njeri” teksa tregon lidhjen e fundit që ka pasur. Më pas banorët flasin për mundësinë e një mardhënieje miqësie midis dy të rinjëve që kanë pasur një histori dashurie me njëri-tjetrin. Eshtë Jetmiri ai që bën pyetjen A mbetet i dashuri shok?, por Bertina thotë se nuk ka mundësi që një gjë e tillë ndodh. Jetmiri thotë se ai mund ta mbajë shoqërinë me një nga ish- të dashurat e tij. Erjoni thotë se ai flet, por nuk ka shoqëri me ndonjë vajzë me të cilën ka pasur një lidhje të vecantë. Në diskutim merr pjesë edhe Pamela e cila thotë që madhënia mes dy ish- të dashuruarve varet nga shumë gjëra. Ajo thotë se nëse do të vazhdonte të ushqente ndjenja për dikë nuk mund ta bante shok më pas.