Jetmiri t’i lajë këmbët Oltës?!
Pas bisedës në oborr, banorët që janë në nominim ulen dhe diskutojnë për mardhëniet e reja në shtëpi. Pas një kohe të gjatë zënke, Jetmiri dhe Olta më në fund janë pajtuar. Jetmiri i ka kërkuar Oltës dje që t’i bëjë masazh dhe në shkëmbim të kësaj ai i ka thënë vajzës që t’i kërkojë cfarë të donte ajo. Kështu pasi i ka bërë masazhin Olta sot i ka kërkuar Mirit që t’i lajë këmbët. Këtë gjë Jëtmiri fillimisht e ka marrë si shaka. Në një moment ai pyet Oltën duke i thënë:-“seriozisht e kishe për atë që the qëparë apo po bëjë shaka” dhe Olta i përgjigjet “po”. Ai i thotë se këtë gjë ai nuk mund ta bëjë kurrë. Ai thekson se këtë mund ta bëjë vetëm për një njeri të vetëm. Përgjigjja e tij ka irrituar Oltën e cila thotë se nuk ka pse ta vështirësojë këtë gjë kaq shumë. Ajo thotë se nëse nuk mund të bësh diçka mos thuaj “më kërko çfarë të duash”. Jetmiri këmbngul se nuk do ta bëjë këtë sepse nuk mund të dal kundër parimeve të veta. “Do të pëlqente të bëjë “labin e Big Brother-it” të të lajë këmbët, do të pëlqente ëëë?”:-vijon më tej Jetmiri duke iu drejtuar Oltës e cila acarohet akoma edhe më shumë. Ajo insiston që Miri t’i lajë këmbët patjetër sepse ai i ka premtuar që do të bënte gjithçka që do t’i kërkonte ajo. Pas një diskutimi Olta futet brenda, ndërsa Jtemiri diskuton me banorët e tjerë. Ai thotë që ajo e ka planifikuar këtë për t’u dukur në sytë e publikut si një vajzë e fortë e cila arriti të bënte një djalë që t’i lajë këmbët. “Ajo kështu mendon, por ta harrojë se e bëj veten unë që të më shohin 3 milionë banorë duke i larë këmbët asaj”:-sqaron Jetmiri banorët e tjerë.