Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Kush do të fitojë BB3?

Monday, February 15, 2010 , Posted by BB3 at 1:27 PM


Në shtëpinë e vjetër banorët janë ulur te kolltukët dhe bisedojnë. Ata flasin për punën dhe profesionet. Erjoni thotë se përveç punës si gazetar pëlqen që të punoj edhe banakier ose kamarier. Për këto lloj profesionesh diskuton edhe Klodjani i cili thotë që çdo profesion duhet respektuar. Më pas Erjoni tregon për eksperiencat e tij ku bën pjesë edhe konkursi për mister. Pas kësaj Klodi pyet banorët e tjerë se kë mendojnë se mund të fitojë BB3. Erjoni thotë se deri në këto momente mendon që BB3 do ta fitojë Hakiu ose nga vajzat Bertina. Ai vlerëson Kikën si një njeri i kulturuar, njeri i komunikueshëm dhe njeri shumë pozitiv. Nisur nga kjo ata flasin edhe për BB2 dhe nominimet duke përmendur si raste ekstreme nominimin e Dritanit i cili doli me nominimin e pare dhe nominimet e Qetësorit i cili arriti të fitonte Big Brother-in. Pyetjes se kush mund ta fitojë BB3 i përgjigjen edhe banorë të tjerë. Klodi thotë se ka dashur që Graciela të ishte fituesi i BB3 ndërsa Gracia thotë se nëse ajo do të dalë jashtë dëshiron që BB këtë herë ta fitojë Erjoni. Ada thotë se ende nuk ka krijuar një ide të qartë për këtë ndërsa Bledi nuk dëshiron që t’i përgjigjet. Ai i thotë Klodit se pyetjet e tij janë të çuditshme “ti i bën ndonjëherë pyetjet sikur të ka çu njeri me na pyet kështu, ekstra...” i thotë Bledi Klodit. Ky i fundit e kundërshton duke thënë se ai thjesht pyet dhe biseda më pas zhvendoset te Renato dhe pyetjet që bënte ai ku banorët e vjetër flasin duke u treguar banorëve të rinj mënyrën e të pyeturit të Renatos.
Biseda shkon përsëri te fituesi dhe Bledi thotë që ai nuk e mendon fare ai thjesht ka ardhur në BB që ta jetojë si eksperiencë. Këtë përgjigje e komenton Klodi i cili i thotë se nëse nuk ka hyrë për çmimin ai mund ta kishte përjetuar edhe jashtë duke e ndjekur spektaklin. Më pas banorët flasin për lojën dhe mënyrën e strategjitë që mund të përdorë gjithësecili.