Kandidimet dhe surprizë për banorët
Banorët shkojnë një nga një në dhomën e rrëfimit për të dhënë kandidaturat për këtë javë. Ata thonë dy nga emrat e banorëve të tjerë të cilët do të donin që të largoheshin në fund të javës tjetër e së bashku me to edhe arsyet e duhura se përse i zgjodhën ato emra. Të njëmbëdhjetë banorët e mbetur japin kandidaturat, përvec Renatos i cili as nuk mund të kandidojë e sa mund të kandidohet. Në përfundim të këtij rituali, pesë banorë janë ata që shkojnë në kandidim. Ata janë Seldi, Domenika, Pamela, Jetmiri dhe Graciela. Opinionisti mendon se banorët i kanë bërë mirë llogaritë, pasi në nominim janë pjesëtarë të të dy grupeve. Ai mendon se vetëm Seldi nuk iu përmbajt planit të bërë që më parë, ndërsa të tjerët po. Ariani mendon se Bertina shpëtoi këtë javë pikërisht nga afrimi që bëri me Erionin, një afrim ky jo plotësisht i përcaktuar.
Pas përfundimit të spektaklit, Arbana u thotë banorëve se i pret një surprizë në oborr: një darkë dhe muzikë me këngëtarët Valbona Halili dhe Ylli Baka. Banorët entuziazmohen për këtë surprizë e menjëherë dalin në oborr. Ata nisin të festojnë.