Dy lojëra për Eduardin
Vëllai i Madh ka vendosur që banorët të zhvillojnë një lojë e si cmim do të jetë një lavatrice e disa jorganë, nëse fitojnë lojën. I përzgjedhur për këtë lojë është Eduardi i cili shkon në zonën e tunelit. Aty ndodhen edhe dy vajza të cilat ai duhet t’i pikturojë, talent ky i tij. Në tunel ndodhen edhe materialet e nevojshme për këtë lojë. Në dispozicion të Eduardit janë vetëm pak minuta. Eduardi fillon menjëherë nga puna. Në përfundim të minutave, Eduardi ka pikturuar të dyja vajzat, thuajse mirë e nuk ka harruar të shtojë edhe detajet si lulet e ngjyrat. Eduardi e komenton veprën e tij e thotë se freskia e vajzave, ngjyrat e lulet e kanë ndihmuar në idenë e tij, por shton se emocionet, ankthi i kohës dhe përgjegjësia për cmimin kanë ndikuar që ai të mos e bëjë perfekt atë. Arbana komunikon vendimin e Vëllai të Madh se kjo lojë u fitua dhe cmimii vënë për ta është tashmë i tyre. Por loja ska mbaruar me kaq. Arbana i thotë Eduardit se profesioni i tij si parukier do të vihet sërish në provë. Ai duhet të presë flokët e vajzave e me to të mbushë një enë. Vajzat ulen në karriken e përcaktuar dhe pa bërë naze, presin flokët. Sërish prova kalohet nga banorët. Ata fitojnë kështu një lavatrice.