Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Komente mbi lidhejn Domenika-Seldi

Saturday, February 27, 2010 , Posted by BB3 at 3:31 PM


Edhe lidhje e domenikës me Seldin nuk kalohet pa u komentuar. Arbana shprehet se kjo lidhje ka një ngërc e cila ndikon që të mos funksionojë mirë. Për publikun dhe banorët shfaqet një klip në të cilin tregohet futja e Enxhit në shtëpi dhe shoqërimi që në fillim me Seldin, xhelozia e Domenikës dhe diskutimi i situatës prej tre banorëve. Më pas ata komentojnë bashkë me Arbanën ku Seldi shprehet se ndjenjat janë kryesore për të dhe se ndjen ende për Domenikën e kësaj ndjenje do i shkojë deri në fund, ndërsa Domenika shprehet se ata janë sqaruar tashmë për këtë lidhje dhe thotë se tashmë nuk janë më bashkë. “E kam të vështirë të rri me njerëz që më lëndojnë vazhdimisht”- shprehet ajo dhe thotë se karakteri i tij shumë i hapur nuk i pëlqen. Arbana e pyet se sa ndikon Enxhi në këtë vendim, por ajo shprehet se mosmarrëveshjet e tyre kanë lindur që para se Enxhi të hynte në shtëpi. Pyetjes së opinionistit se ndoshta këto janë zënka dashurie, ajo i përgjigjet se ka vendosur arsyen në plan të parë dhe se ndjenja sic ka patur ashtu dhe mund të ketë, se kanë qënë mirë bashkë, por vendimin tashmë e ka marrë bazuar në arsyen.