Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Homoseksualizmi, e vërteta e pathënë

Saturday, February 27, 2010 , Posted by BB3 at 2:23 PM


Klodi mban një sekret prej shumë kohësh dhe këtë sekret nuk e di as nëna e vetë pikërisht nga frika e paragjykimeve të cilat janë prezente edhe në ditët e sotme. Arbana shprehet se Klodi ka marrë guximin që të përballet me këtë frikë e të ndajë mendimiet me nënën e vet e në këtë mënyrë edhe sekretin e tij. Ai ka shkruar një letër ku ia drejton nënës së vet. Arbana e fton Klodin në dhomën e rrëfimit që të diskutojë këtë të fshehtë që tashmë po bëhet publike. Për të dhe për banorët e tjerë shfaqet një klip në të cilin tregohet Klodi që lexon këtë letër që nuk mundi t’ia postonte nënës së tij. Që në fillim ai i kërkon asaj që të bëhet e fortë e ta kuptojë, por ajo është i vetmi njeri që mund ta kuptojë e ndaj donte që t’i ndante me të këto emocione e këtë të fshehtë. Ndërsa lexon letrën e dhimbshme, Klodi preket e qan dhe rrëfen se këtë sekret e ka mbajtur për një kohë të gjatë pasi ka luftuar me veten e vet fillimisht që ta pranojë. Ai shprehet se është homoseksual dhe do luftojë që këtë gjë ta pranojnë edhe të tjerët e ta pranojnë si të tillë. Ai i kërkon nënës së vet falje. “Më fal!”- shprehet ai duke kërkuar që edhe ajo ta kuptojë. Ndërsa shohin këtë klip, banorët preken, ndërsa në përfundim të klipit, publiku në studio i dhuron një duartrokitje të gjatë atij. Arabna e komenton këtë duartrokitje si dhurimin e një force e dhënien e një kurajoje për të, si një përgjgje ku njerëzit e kulturuar nuk e paragjykojnë aspak. Ajo shprehet se të gjithë e vlerësojnë për guximin që mori që shkroi dhe tha hapur këtë sekret dhe se kjo është një betejë e vështirë për të, por i jep kurajo se tashmë ai është një personazh dhe si i tillë duhet të japë një mesazh sensibilizues për të tjerët. Klodi thotë se nuk e ka aspak të lehtë që të përballet me këtë gjë dhe me të tjerët, por nuk dëshiron që ta paragjykojnë. Ai thotë se do donte që të mos ia thoshte kurrë këtë gjë nënës, por e di se ajo është e fortë dhe do ta pranojë e kuptojë e do ta kalojë këtë gjendje. Arbana i thotë se nëna e tij me siguri është krenar për të. Ndërsa del nga dhoma e rrëfimit, ai përballet me dashamirësinë dhe përqafimet e banorëve të tjerë të cilët tregojnë se e përkrahin e mbështesin atë. Edhe Arjani shprehet se ky është një moment i vecantë për këtë edicion se kurrë më parë nuk është bërë një gjë e tillë, një moment i rrallë në Shqipëri dhe uron që të gjithë ta mirëkuptojnë e përkrahin atë.