Kostumet, vallet dhe këngët shqiptare
Në kuadër të provës, të gjithë banorët duhet t’i mbajnë të veshura kostumet popullore gjatë gjithë kohës. Përvec kësaj, ata duhet të mësojnë nga njeri-tjetri vallet karakteristike të krahinave të tyre. Kështu, të gjithë janë mbledhur në dhomën e ndenjjes dhe përpiqen të mësojnë se si kërcehen vallet. Të gjithë duken të interesuar, pasi përvec se është pjesë e provës, atyre u fal edhe kënaqësi dhe argëtim kjo gjë. Banorët nuk harrojnë që të këndojnë këngët e krahinës së tyre duke i mbajtur ison njeri-tjetrit si dhe të flasin për kostumet popullore që mbajnë veshur.