Njoftim për gjendjen e Gjimit
Erioni merr një zarf nga Vëllai i Madh në të cilën shkruhen informacionet më të fundit për gjendjen shëndetsore të Gjimit sepse gjatë drekës, ai u ndje keq dhe u shoqërua për në spital për të marrë ndihmë më të specializur edhe pse vetë banorët u përpoqën që ta ndihmonin. Të gjithë mblidhen tek kolltukët për të dëgjuar me interes të rejat mbi shëndetin e Gjimit. Erioni lexon letrën ku shkruhet se gjendja shëndetsore e Gjimit është e mirë. Sapo dëgjojnë këtë shprehje, në fytyrat e banorëve dallohet një lehtësim dhe menjëherë shpërthejnë duartrokitjet në shenjë gëzimi për lajmin e marrë. Erioni vazhdon të lexojë letrën e u thotë banorëve se Gjimi ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme. Ata habiten për këtë fakt, por qetësohen që cdo gjë kaloi mirë. Mes banorëve fillon diskutimi për gjendjen e Gjimit dhe se si u shkaktua në mënyrë kaq të menjëhershme.