Lidhje e vertet apo loje?
Erioni, Jetmiri dhe Kika jane jashte dhe po bisedojne per deklaraten e Pamit ndaj Jetmirit. Erioni i thote Mirit qe ai e paska pelqyer gjithe kohen Pamin dhe e ka mbajtur te fshehte. Kika i thote qe ata po luajne te dy pasi jane ne nominim dhe duan qe te krijojne situata qe te behen protagoniste. Jetmiri i thote qe ajo po kerkon vemendje dhe ai po ja jep. Kika i thote qe ai do te futet ne kete valle dhe Miri i thote pse jo, kur di te kercej. Ata i thone qe kjo eshte valle e konsumuar, por Miri i thote qe eshte lloj tjeter. Ai thote qe nga menyra si po sillet do kuptohet qarte qe ai po luan. Erioni e pyet duke qeshur se mos ka rene ne dashuri dhe ai i thote qe te tregoje per vete pasi mund te jete ai i dashuruar me mizen. Erioni i thote qe nuk eshte e vertete, ajo i pelqen por nuk eshte momenti i duhur per te krijuar lidhje. Ai shton qe atij sdo t’i pelqente qe te niste dicka ne shpi dhe te perfundonte menjehere jashte. Ai thote qe do ti shohe gjerat me me qetesi kur te dalin. Me pas Kika i thote Jetmirit qe ai nuk i ka treguar asgje nga jeta e tij dhe ne kete menyre ata nuk kane si ta njohin. Ai i ka thene qe ata qe kane dashur te dine per te kane vajtur per ta pyetur, ndersa ai nuk mund te merrte fjalen para te gjitheve dhe te tregonte gjithe historine e jetes se tij.
Ne anen tjeter Domi, Seldi dhe Pami kane folur per te njejten gje. Seldit nuk i ka pelqyer loja qe Pami po ben dhe i tregon mendimet e tij. Nderkohe qe Domi e mbeshtet.
Me pas Domi shkon ne oborr dhe ne nje kend ajo bisedon gjate me Kiken per pranine e mamase se saj ne BB. Ai i thote qe ajo ka thyer tabu dhe vitin tjeter ka per te patur shume femra ne moshen 50 vjecare qe do duan te konkurojne. Ajo i ka thene se mamaja e saj nuk eshte vetem nje mama por ajo ne shpirt eshte 20 vjec, dhe ajo nuk ka shfaqur as 20% te karakterit te saj. Ata kane folur dhe per marrdhenien e Valit me Jetmirin.