Thashetheme
Pas lojes te dy te rinjte vazhdojne te rrine ne oborr dhe bisedojne. Bashke me ta eshte edhe Jetmiri. Te tre nisin te bejne thashetheme per banoret e tjere. Bertina thote se eshte nervozuar nga Domenika e cila i ishte drejtuar Bertines me nje gjuhe te ashper cka kishte prekur kete te fundit. Pas shpjegimit te Bertines, Jetmiri qesh dhe thote se kjo eshte thjesht xhelozia e femres. Me pas ata flasin edhe per Pamelen te cilen e cilesojne si nje vajze te zgjuar dhe me pas per Olten. Bertina thote qe Olta eshte njeri me shume futyra dhe nje superaktore. Ndersa Jetmiri thote:-“sa te vijne nominimet”, duke lene te kuptohet se nese ai do te vazhdoje te qendroje ne shtepi edhe javen e ardhshme, naten e spektaklit do te nominoje Olten. Ndersa Bertina thote se ajo nuk do qe ti kundervihet, por thjesht duke ia kthyer me te mire, ashtu sic ben Olta me banoret e tjere. Nder te tjera ata flasin edhe per xhelozine ku Erjoni thekson se per te termi xhelozi nuk ekziston fare. Ai i sygjeron Bertines qe te mos e vrase mendjen per xhelozine e vajzave te tjera ne shtepi. Ai e keshillon vajzen qe te jete thjesht vetvetja pa u dhene rendesi gjerave te vogla. Pas thashethemeve ata bisedojne edhe per te tjera ceshtje si motin, gustot, deshirat etj.