Loja dhe denimet
Banoret vazhdojne te luajne lojen me gure. Tashme Seldi luan me Pamelen dhe kjo e fundit e fiton lojen. Pas Seldit Pamela luan me Hakiun. Tashme ata vendosin qe te japin edhe denime per humbesin. Pas nje loje te gjate Pamela fiton perseri. Kika teksa ve re qe Pamela mund te fitoje, cohet dhe largohet shpejt, por Pami e ndjek per ti dhene denimin. Keshtu Kika ulet ne kolltuk dhe si denim Pamela merr nje laps dhe fillon te vizatoje mbi fytyren e Hakiut. E gjithe kjo situate shoqerohet me te qeshura. Pasi pikturon Kiken Pamela luan me Jetmirin. Loja kete here perfundon me fitoren e Jetmirit i cili merr menjehere lapsin dhe fillon qe te pikturoje fytyren e Pameles. Ai pikturon nje sy ne ballin e Pameles cka sibolizon syrin e BB. Pas tyre lojen e vazhdojne Seldi me Hakiun. Ndersa Jetmiri i jep te drejten Pameles per ti bere nje pikture ne fytyre dhe kjo e fundit merr lapsin dhe fillon nga puna. Te tjeret qe jane te pranishem midis te qeshurave, bejne komentet e tyre.