Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Mëngjes tradicional

Friday, February 5, 2010 , Posted by BB3 at 3:36 AM


Eduardi përgatit një tjetër kafe për veten e një për Hakiun dhe të dy dalin në kopsht për ta shoqëruar dhe me cigare. Ata bisedojnë për kostumet që mbajnë dhe Edi i tregon se kostumi i tij është i krahinës së Myzeqesë e zonës së Mallakastrës. Hakiu tregon se më parë e ka mbajtur kostumin tradicional popullor. Ata flasin edhe për këngët e këtyre zonave e përpiqen të kujtojnë disa sepse dhe kjo është pjesë e provës. Me ta bashkohet dhe Jetmiri i cili është ngritur i mërzitur pas një ëndërre të keqe që ka parë. Ai tregon se e ka përjetuar shumë ëndërrën. Miri ia tregon me pak fjalë ëndërrën Edit dhe shton se janë vec projektime të trurit e jo të vërteta. Edi thotë se ka dëgjuar se mund të jetë një kalim në një dimension paralel kjo shprehje i jep spunto bisedës për ëndërrat dhe studimet mbi to. Pranë djemve vjen Valentina dhe Pamela dhe biseda kthehet sërish tek tema e kostumeve, valleve e këngëve.