Zgjimi i banorëve
Banorët e kanë mbajtur fjalën e dhënë e menjëherë sapo janë fikur dritat në darkë, shtrihen për të fjetur e nga lodhja gjumi i zë përnjëherë. Por, si gjitmonë mëngjesi është i vështirë për ta. Edhe pse kanë fjetur herët dhe ndërkohë vihet muzikë, ata sërish nuk zgjohen. Eduardi ngrihet i pari nga shtrati e pasi bëm tualetin e mëngjesit, vesh kostumin popullor e shkon të përgatisë kafen. Valentina zgjohet pas tij, por preferon të qëndrojë në shtrat. Në dorë merr bretkosën prej pellushi dhe bashkë me të kërcen e këndon. Erioni zgjohet, shikon i habitur e qesh me veprimet e saj. Më pas, ai fillon të ngacmojë e përkëdhelë Bertinën si për ta zgjuar. Eduardi rrëzon padashje filxhanin e kafesë e bashkë me të edhe disa objekte të tjera të cilat bëjnë shumë zhurmë kur thyhen. Banorët që janë në gjum zgjohen të trembur nga zhurma, ngrihen dhe pasi shohin se cfarë ka ndodhur, shkojnë të shtrihen sërish. Pas pak, të gjithë ngrihen e si fillim veshin kostumet popullore tradicionale shqiptare e më pas përgatiten për mëngjesin.