Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ndjenjat e reja në shtëpi

Saturday, February 20, 2010 , Posted by BB3 at 3:41 PM


Gjatë kësaj jave, në shtëpinë e Big Brother janë vënë re disa ndryshime në lidhje me raportet e krijuara mes banorëve, sidomos edhe me hyrjen e banoreve të reja. Të dyja shtëpitë janë mbushur plot ndjenja, pëlqime dhe simpati. Fillimisht shfaqet një klip për banorët në të cilat shfaqet Eduardi dhe Rezarta në të cilin tregohen momentet më të bukura të tyre, shprehja e ndjenjave nga Eduardi dhe thashethemet e komentet e banorëve të tjerë. Arbana i fton të dy banorët që të shkojnë tek gardhi ku takohen me njeri-tjetrin. Ata përqafohen dhe puthen dhe në sfond i shoqëron muzikë romantike. Edi shprehet sërish se i pëlqen shumë rezarta, madje që në momentet e para që e pa dhe thotë se ndjen dicka për të, gjë që edhe ai nuk e priste të ndodhte kaq herët. Ariani, opinionisti e cilëson atë si një dashuri me shikim të parë dhe edi e konfirmon atë, ndërsa pyetjes së tij nëse kjo është një lojë pasi Edi është në nominim, Eduardi i përgjigjet shumë seriozisht se jo, se nuk është lojë. Ariani pyet edhe Rezin për sjelljen e saj kundrejt tij nëse është si rezultat i edukatës apo ndjenjave dhe ajo përgjigjet se është thjesht prej edukatës. Eduardi heq këmishën dhe ia jep Rezartës e cila dridhet nga të ftohtët, një shenjë kjo e ndjenjave të tij.
Edhe për Erionin, Bertinën dhe Oltën shfaqet një klip në të cilin tregohen momentet e simpatisë së vajzave ndaj djalit, marrëdhëniet e mira të krijuara mes Bertinës dhe Erionit, provokimet dhe simpatinë e Oltës, xhelozinë midis dy vajzave dhe komentet e tyre për dy marrëdhëniet. Arbana i fton të tre të rinjtë tek gardhi në kopsht që të përballen me njeri0tjetrin. Ajo i pyet se cfarë po ndodh. Vajzat hezitojnë t’i flasin njera-tjetrës, por më pas Bertina shprehet se nuk i pëlqen mungesa e sinqeritetit të Oltës kundrejt saj dhe se nuk e kupton arsyen e luftës që ajo i ka shpallur. Olta shprehet se ndërmjet saj dhe Bertinës ka shumë ndryshime dhe se cfarë po ndodh realisht duhet ta tregojë Erioni. Olta e akuzon Bertinën si false dhe shprehet se me kalimin e kohës do të duket kjo gjë, ndërsa Bertina shpreh totalisht të kundërtën. Pasi largohen dy vajzat, Arbana pyet Erionin se cfarë raportesh ka me secilën vajzë. Ai përgjigjet se me të dyja ka vec raporte miqësorë, raporte shumë të mira dhe se i simpatizon të dyja, por pa i cuar këto marrëdhënie më tej. Ai shprehet se më shumë simpati ka për Bertinën. Pyetjes së opinionistit nëse dy vajzat po luajnë apo jo, ai mendon se kjo nuk mund të jetë i vërtetë, se ato thjesht e pëlqejnë atë dhe se nuk mendon se ato mund ta përdorin atë.