Nje e infiltruar ne shtepi
Për banorët është rezervuar një surprizë e vecantë. Ata ka ardhur t’i takojë Gjimi i cili ndodhet në një dhomë të shtëpisë e ku për të kujdeset një infermiere sensuale, pasi ai është shtrirë në një krevat sikur të ishte në spital. Banorët e shohin në monitor dhe menjëherë reagojnë që ta takojnë atë. Arbana u kujton banorëve se dhoma në të cilën ndodhet Gjimi i përngjason shumë shtëpisë ku ndodhen dhe kjo tregon se Gjimi ka qënë shumë afër tyre gjatë gjithë kohës. Banorët ngrihen në këmbë për ta gjetur se ku është, por Arbana u thotë se ai po vjen i shoqëruar nga infermjerja. Gjimi shkonnë dhomën e ndenjjes ku ndodhen banorët të cilët e presin me gëzim dhe ata përqafohen përzemërsisht. Arbana i jep mundësinë Gjimit që të sqarohet me ata banorë që dëshiron t’u thotë dicka dhe ai kthehet nga Hakiu dhe i thotë se ai nuk e kuptoi aspak lojën e tij dhe se e vetmja gjë që donte të bënte ishte ta nervozonte që të dilte nga vetja dhe i thotë gjithashtu se ai nuk manipulohet lehtë, ashtu sikurse ishte shprehur Kika. Ai sheh me banorët klipin e tij gjatë qëndrimit në shtëpi dhepara se të dalë u uron banorëve suksese dhe u thotë se i mungojnë shumë dhe se duhet të vazhdojnë lojën e tyre. Ai del në kopsht ku takohet edhe me Erionin dhe Jetmirin të cilët ndodhen në shtëpinë e vjetër. Më pas ai del, por duke lënë në shtëpi infermieren që është një banore e re, Enxhi. Banorët shohin një klip prezantues për ta njohur disi më shumë atë. Arbana i komunikon publikut një të vërtetë se Enxhi është një e infiltruar nga Vëllai i Madh dhe jo një konkurente. Ajo ka për detyrë që të zbulojë karakteret e banorëve, ndërsa Ariani shprehet se tashmë do shohim spektakël dhe shumë lojëra. Enxhi, në dhomën e rrëfimit shprehet se dëshiron që të luajë fillimisht me Seldin.