Renato në studio
Renato vjen në studio i shoqëruar nga një duartrokitje e publikut. Ai përshëndetet me Arbanën dhe fillon të diskutojë me të për ditët e qëndrimit në shtëpi dhe për arsyet e eleminimit. Ai mendon se arsyet që e kanë cuar në eleminim mund të kenë qënë keqkuptimiet nga publiku dhe banorët, fakti që është treguar paksa arrogant dhe mendjemadh, kjo sipas banorëve të tjerë pasi ai shprehet se ky nuk ishte qëllimi i tij. Arbana i thotë se publikut i ka bërë përshtypje siguria në vetvete e tij dhe ai mendon se Big Brother e sheh si një provim dhe që domosdoshmërisht duhet të shkojë i sigurt se do e marrë atë dhe sipas tij, kjo është një vlerë pozitive e jo negative sic e kanë komentuar të tjerët. Ai shprehet se ka dhënë aq sa ka mundur, ka qënë vetvetja, ka bërë debate, diskutime shaka etj. Ai shikon klipin me momentet më të bukura dhe komentet e banorëve dhe shprehet se i priste ato pasi ia kanë thënë dhe në sy. Arbana e pyet se në cilët banorë duhet të ketë besim publiku dhe ai shprehet se për të rinjtë është ende herët, ndërsa për të vjetrit mendon se po luajnë të gjithë. Ariani i thotë se atij i ka munguar komunikimi i drejtpërdrejt me banorët dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ata s’e deshën në shtëpi, por Renato shprehet se këtë tip dhe këtë sjellje ka edhe jashtë në jetën reale.