Pasion apo profesion?
Kika po u tregon Erionit dhe Renatos per emisionin e tij radiofonik dhe Erioni e pyet cili eshte sllogani i tyre. Ai i thote qe kane dy, e para eshte ‘radio e te rinjve per te rinjte’ dhe e dyta ‘bota ne frekuencen tuaj’. Renato e ka pyetur nese mund te ndiqet dhe ne Shqiperi permes valeve te radios emisioni i tij dhe ai i ka thene qe mundet te ndiqet nepermjet internetit. Ata kane folur dhe per pasionin qe ndjejne gjate kohes se punes. Me pas Renato e ka pyetur Kiken se cfare cilesish duhet te kete nje aktor qe te performoje ne skene pervec individualiteti, dhe heqjes se komplekseve. Kika i ka thene qe duhet shume pune dhe talent, por pjesa me e madhe eshte pune. Nje aktori i duhet ta lexoje biografine e nje personazhi dhe me pas ta shprehe ashtu si e koncepton ai. Renato i ka thene qe ai di qe studenteve te vitit te pare iu kerkohet qe te imitojne kafshet dhe Kika i ka thene qe eshte e vertete. Me pas Renato ka vazhduar ta pyese se cfare pelqen me shume nga skena, sensin e protagonizmit apo profesionin. Kika i eshte pergjigjur qe cdo njeri ka deshire kur puna e tij vleresohet dhe duartrokitet por ai me shume ka deshiren per pune. Kika i tregon qe eshte ndjere jashtezakonisht mire kur ka degjuar duartrokitjet nga skena e Big Brother gjate spektaklit dhe i kane dhene shume force. Ata bejne krahasimin se sa vleresohen artistet ne Kosove e Shqiperi. Ata thone njezeri qe artistet e Kosoves vleresohen me shume ne Shqiperi dhe e anasjellta. Kika thote qe artistet jane shume pak te vleresuar ne Kosove dhe per kete arsye ai ka zgjedhur te mos punoje ne ate profesion por ne radio. Fjalen e merr Graciela dhe u tregon per zhvillimin e artit teatral ne qytetin e Shkodres. Ajo thote qe teatri eshte shume i zhvilluar atje dhe aktoret kane nje plan vjetor te shfaqjeve qe do te japin, madje po te kete dhe financime te tjera, ata jane te gatshem te bejne dhe shfaqje qe nuk jane te planifikuara.
Nderkohe qe banoret po flasin per artin, Jetmiri po pregatit brumin e pices por here pas here hedh ndonje fjale ne diskutimin e banoreve te tjere.