Shkollim dhe grindje!
Banoret te mbledhur ne kuzhine vazhdojne te diskutojne per tema sociale. Ata tashme kane kaluar tek shkolla. Ata pohojne se shkolla eshte shume e rendesishme per formimin e individit por gjithashtu kane njohur dhe njerez te pashkolluar qe kane qene mjaft te pregatitur. Ata japin mendimet e tyre per shkollen. Bertina thote qe fakulteti eshte bere mode, Pamela thote qe jane hapur shume universitete private por Erioni mendon qe te gjithe kalojne ne proven e punes dhe tregu i seleksionon vete me pas. Bertina tregon qe kur ka konkuruar ajo ne shkolle kuota ka qene 50 studente, ndersa pas tre vitesh kane konkuruar 4000 studente po per ate dege, dhe ajo shprehet qe kjo eshte nje paradoks pasi nuk eshte e logjikshme qe per tre vjet te behen ndryshime drastike ne numer. Me pas ata flasin per nivelin e shkollave dhe Renato thote qe nuk ben dallime pasi ka bindjen qe nese meson, c’do shkolle eshte e mire, por dhe pedagoget ndikojne. Kika tregon per shkollen qe ka bere dhe thote qe pjesen me te madhe e kane pasur per te zhvilluar tema ne grupe. Ai thote qe ka patur nje pedagog filozof me fame dhe ka perfituar shume nga ai.
Ne pjesen e kuzhines lind nje debat i vogel midis Pamit dhe Gracieles pasi kjo e fundit e ka thirur Pamin me ze shume te larte. Pami i thote qe ajo eshte trembur dhe Graciela ka disa sjellje qe nuk i kontrollon dhe asaj i ngjall panik. Graciela i ka thene qe te mos e beje tragjike situaten dhe i ka kerkuar falje nqse ajo eshte shqetesuar aq shume. Seldi ka nderhyre dhe i ka thene qe ta lene kete diskutim dhe te mos grinden. Pami i eshte ankuar Seldit per sjelljet e Gracieles dhe i ka thene qe ata nuk kane pse t’i lene te gjitha situatat ti kalojne pa u sqaruar.