Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Për nominimet

Sunday, February 14, 2010 , Posted by BB3 at 3:25 AM


Të nominuarit diskutojnë se sërish këtë javë janë në nominim shumë banorë dhe habiten se përse mund të ndodhë kjo gjë. Domenika thotë se nuk po arrin të kuptojë gjë, ndërsa Miri mendon se banorët nuk janë të vërtetë dhe ndryshe duken e ndryshe shprehen në dhomë të rrëfimit. Ai mendon se ata tremben nga njeri-tjetri sepse nëse bëjnë një debat apo atakohen mes tyre, nuk do të thotë se e kanë inat njeri-tjetrin dhe duhet të nominohen, ndaj kjo mund të jetë një arsye. Ata flasin edhe për argumentat që dhanë në dhomë të rrëfimit dhe shprehen se duhet të gjejnë arsye më bindëse, pasi një javë është e mjaftueshme për të krijuar një ide për banorët që do nominojnë. Eduardi ende nuk e kupton se përse publiku qeshi me të kur Arbana përmendi emrin e tij se ishte i nominuar, por të tjerët i thonë se qeshën pasi ai nuk pati asnjë lloj reagimi. Pasi ngelen vetëm, Edi dhe Renato diskutojnë se cili mund t’i ketë nominuar. Edie thekson sërish se nuk e priste nominimin, por shton se është lojë dhe janë gjëra që ndodhin. Ai hamendëson se njëri prej atyre që e ka nominuar është Seldi, pasi ka një javë që ka vënë re largimin e tij, ndërsa personi tjetër mund të jetë Domenika.
Edhe në shtëpinë tjetër flitet për këtë temë. Erioni tregon se e kishte shumë të vështirë për arsyet sepse nuk dinte se cfarë të thoshte e ndaj për Edin tha se fle gjithë ditën. Bashkë me Hakiun dhe Gracielën ata tregojnë se Edi e shprehu që në fytyrë se nuk e priste, por të gjithë thonë se duan vec ta shohin se si do reagojë ai gjatë kësaj jave, se si do ndikojë nominimi pasi e dinë që ai është njeri i mirë. Ata thonë gjithashtu se për të gjashtë banorët e nominuar kjo javë do jetë e vështirë pasi të gjashtë janë lojtarë të fortë. Hakiu mendon se më e rrezikuara do jetë Olta.
Banorët diskutojnë edhe për tema të ndryshme ku në qendër të vëmendjes janë banorët e rinj të cilët treogojnë më shumë mbi veten dhe jetën e tyre jashtë shtëpisë si dhe përshtypjet që kanë mbi shtëpinë e vjetër.