Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Eduardi pëlqen Rezartën

Monday, February 15, 2010 , Posted by BB3 at 3:49 AM


Renato dhe Eduardi pinë cigare në kopsht e përfitojnë nga rasti për të biseduar bashkë. Ata diskutojnë për tipin e rezartës dhe eduardi shprehet se e pëlqen atë. Ai thotë se i pëlqen tipi i saj, vajzë e ciltër, e pastër, pa komplekse dhe e sjellshme. Renato i cili ia ka vënë re gjithashtu këto cilësi të vajzës dhe pëlqimin e Edit, uron që javën tjetër të dy banorët të jenë më afër, që ajo të bashkohet me të në shtëpinë e re. Ai thotë me bindje se Eduardi do të jetë edhe javën tjetër në lojë dhe uron që Rezarta të jetë një stimulim për të. Eduardi shprehet se ka ende për të dhënë në këtë shtëpi dhe gjatë kësaj jave do të përpiqet që të tregojë atë që është në të vërtetë. Ai thotë se për Rezartën ka disa ndjenja, por nuk pret që ajo t’ia kthejë apo të jepet pikërisht prej kushteve ku ndodhen. Renato e vazhdon bisedën për qëndrimin e tij në shtëpi gjatë javës së kaluar. Ai shprehet se ka si strategji loje vec qënien vetvetja dhe mendon se Vëllai i Madh zgjodhi që ta fusë atë në shtëpi vetëm, jo sëbashku me banorë të tjerë, pikërisht që ai të kishte vëmendjen gjatë asaj jave e të tregonte shumë për veten dhe tipin e tij. “Uroj të kem dhënë dicka e të vlerësohet”- thotë ai. Eduardi e këshillon që këtë javë ai ta jetojë momentin e mendon se kjo gjë ka për t’u vlerësuar nga publiku, ndërsa për veten thotë se po jeton insiktet e veta e nuk po e vret mendjen për nominimin.
Në anën tjetër, në shtëpinë e vjetër, banorët kanë gjetur një mënyrë argëtimi. Ata luajnë basketboll ku si top përdorin portokallin ndërsa për kosh, koshin e rrobave, një lojë kjo e shpikur prej Kikës dhe bertinës. Me këtë lojë luajnë Kika, Erioni, Valoni dhe Bertina.